“Ndihem fajtor”, Werner: Nëse do shënoja më tepër, Lampard do ishte këtu

schedule12:56 - 28 Shkurt, 2021

schedule 12:56 - 28 Shkurt, 2021

Chelsea pritej të ishte një nga skuadrat dominuese të Premier Legaue në këtë sezon, pas gjitha afrimeve të bëra në merkaton e verës, por në fund nuk rezultoi kështu. Lojtarët e rinj po e kanë të vështirë të ambientohen, siç po ndodh me Timo Werner.

Gjermani erdhi në verë dhe pritej të shkëlqente, por ngjitja e tij ka qenë e ngadaltë dhe e vështirë. Në 24 ndeshje Werner ka shënuar 5 gola dhe ka dhuruar 8 asiste, të pamjaftueshme për të mbajtur në krye të stolit Frank Lampard.

 

Anglezi u shkarkua para pak javësh dhe fajtor për këtë ndihet edhe Werner. Në një intervistë për Sky Sport gjermani shprehet se nëse do kishte arritur të shënonte disa gola më shumë, ndoshta Lampard s’do ishte shkarkuar.

“Kur je sulmues dhe vjen këtu për të qenë njeriu që shënon golat, natyrisht që ndihesh fajtor për rastet e humbura. Më vjen keq për klubin, ish-trajnerin (Lampard), por edhe për mua sepse dua të shënoj sa më shumë që të mundem.

Sigurisht, nëse do të kisha shënuar katër ose pesë gola më shumë mbase Frank Lampard do të ishte akoma këtu sepse ne ndoshta do të kishim fituar dy ose tre ndeshje më shumë, por nuk mund të shikojmë shumë në të kaluarën sepse ka shumë ndeshje përpara”, u shpreh Werner. /abcnews.al