Pas nënshkrimit me mesfushorin e talentuar të Lyon, Houssem Aouar, si një lojtar i lirë, tashmë bordi i “verdhekuqve” të Roma-s po punon për transferimin e dytë me parametra 0, teksa bëhet fjalë për afrimin e qendërmbrojtësit francez të Eintracht Frankfurt, Evan N’Dicka në “Stadio Olimpico”.
Francezi 23-vjeçar është në ditët e tij të fundit të kontratës me “shqiponjat” e Frankfurt dhe së fundmi mediat italiane kanë raportuar se N’Dicka është në Romë për nënshkrimin e kontratës së tij të re me “verdhekuqtë”.
Sipas gazetarit të mirënjohur të futbollit, Fabrizio Romano, kryeqytetasit e Italisë do t’i ofrojnë francezit një kontratë 5-vjeçare, nga e cila do të përfitojë 4 milionë euro në sezon, pa llogaritur këtu bonuset, të cilat deri më tani nuk janë bërë me dije. /i.m /abcnews.al