Ndicka qetëson “Verdhekuqtë”, mbrojtësi i Roma-s mund të lërë që sot spitalin

schedule17:16 - 15 Prill, 2024

schedule 17:16 - 15 Prill, 2024

Pas frikës që u shkaktua mbrëmjen e së dielës në sfidën Udinese-Roma, Evan Ndicka ka kaluar në spital një natë të qetë dhe situata e tij është normalizuar, teksa kujtojmë se mbrojtësi i “Verdhekuqve”, pasi u ndie keq në fushë u dërgua në spital dhe pas ndihmës së parë mëngjesin e kësaj të hënë i është nënshtruar ekzaminimeve të tjera të detajuara e nëse gjithçka shkon mirë mund të rikthehet shpejt në shtëpinë e tij.

Rëndësi ka fakti që 24-vjeçari, i cili qëndroi nën vëzhgim mjekësor për të gjithë natën, nuk ka rrezik për jetën, teksa të reja qetësuese pas momenteve të frikës në Friuli, me mbrojtësin që u ndie papritmas keq në minutën e 71′.

Futbollisti me origjinë nga Bregu i Fildishtë, u ndihmua menjëherë nga shokët, me Svilar që e kuptoi se çfarë po ndodhte duke kërkuar vëmendjen e arbitrit, teksa e menjëhershme ishte ndërhyrja e stafit mjekësor, megjithëse nuk pati nevojë për përdorimin e defibrilatorit. Ndicka la të kuptohej se ndiente shtrëngim në gjoks, çka krijoi frikën për një infarkt në fushë, por për fat të mirë nuk rezultoi kështu me romanistin që është në gjendje të mirë shëndetësore. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!