Ndicka në “radarët” e “elitarëve”, pas Barças në “garë” hyn dhe Liverpool

schedule23:20 - 29 Mars, 2023

schedule 23:20 - 29 Mars, 2023

Merkato e verës sa vjen e afrohet gjithnjë e më shumë dhe klubet tashmë po bëjnë llogaritë e planet për transferimet e sezonit të ardhshëm, në mënyrë që të kryejnë transferimet e duhur për të rritur nivelin e performancave të skuadrave.

Mirëpo, përveç shifrave “faraonike” klubet janë vazhdimit në kërkim të lojtarëve kualitativ, të cilët janë në përfundim të kontrateve me klubet ku aktualishit militojnë, në mënyrë që t’i transferojnë pa shpenzuar as edhe një qindarkë.

Rast i tillë është dhe qendërmbrojtësi, 23-vjeçar, tepër i talentuar i Eintracht Frankufrt, Evan Ndicka, i cili ka shkëlqyer me paraqitjet e tij me “shqiponjat” gjermane dhe tashmë klube elitare të Evropës janë në ndjekje të tij.

Pas aludimeve në media që Ndicka ka përfunduar në “shënjestrën” e “katalanasve” së Barcelonas, ditën e sotme, prestigjozja angleze, “Mirror” ka raportuar se në “gjurmët” e “kollosit” të mbrojtjes kanë rënë dhe “gjigandët” e Premier League, të Liverpool.

Deri më tani, dihet se Ndicka nuk e ka ndërmend rinovimin me gjermanët dhe se është në kërkim të një “aventure” tjetër në Evropë, mirëpo mbetet për t’u parë se kush nga dy klubet historikë të “kontinentit të vjetër” do të fitojë “garën” për shërbimet e 23-vjeçarit. /i.m /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!