Një 73-vjeçar nga Poliçani ka humbur jetën paraditen e sotme pasi një zjarr i ndezur në ullishte nga i moshuari doli jashtë kontrollit.
Burime nga policia bëjnë me dije se shtetasi Flamur Totaj, 73 vjeç, ka ndezur zjarr në ullishten e tij për të djegur mbeturinat.
Zjarri ka dalë jashtë kontrollit dhe është përhapur në sipërfaqe të madhe toke.
I moshuari nuk ka njoftuar shërbimet zjarrfikëse dhe as ato të Policisë, por ka tentuar ta fikë vetë zjarrin.
Gjatë tentativës për të izoluar përhapjen e flakëve, 73-vjecari është asfiksuar dhe për pasojë ka humbur jetën.
Pas njoftimit të marrë nga kryeplaku i fshatit Plashnik, në lidhje me ngjarjen, në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe ato zjarrfikëse.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./Abcnews.al/