Ndezi zjarr në tokën e tij dhe u përhap në një sipërfaqe me ullinj, arrestohet 61 vjeçari në Cërrik

schedule13:00 - 1 Korrik, 2024

schedule 13:00 - 1 Korrik, 2024

Një 61 vjeçar ka rënë në prangat e policisë në Cërrik për zjarrvënie. Sipas policisë, ky person dyshohet se ka ndezur zjarr në tokën e tij, i cili i ka dalë jashtë kontrolli dhe si pasojë është djegur një sipërfaqe toke me 48 pemë ulliri, në pronësi të dy shtetasve të tjerë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Elbasanit, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan apelon për të gjithë banorët dhe në veçanti për ata që kanë në përdorim sipërfaqe kullotash që në asnjë rast të mos shkaktojnë zjarrvënie, pasi do të përballen me ligjin.

Policia fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112, çdo rast të zjarrvënies dhe të paligjshmërisë në tërësi. Reagimi do të jetë i menjëhershëm dhe konform ligjit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!