Ndezi zjarr dhe për pasojë u dogj një sipërfaqe e madhe me bimësi në Lurë, në kërkim autori

schedule13:27 - 1 Shtator, 2023

schedule 13:27 - 1 Shtator, 2023

Një 32 vjeçar është shpallur në kërkim nga policia e Dibrës pasi akuzohet për zjarrëvënie në një sipërfaqe bimësie në Lurë.

Sipas policisë mësohet se zjarri është ndezur në një zonë me bimësi në Lurë ku si pasojë e përhapjes nga era ka djegur një sipërfaqe prej 5 hektarësh.

Në vijim të hetimeve të thelluara  për të identifikuar dhe vënë përpara përgjegjësisë ligjore autorin e zjarrvënies, specialistët për Hetimin e Krimeve të Policisë Dibër, kanë shpallur në kërkim dhe po punojnë intensivisht për lokalizimin dhe kapjen e 32 vjeçarit, banues në Lurë, pasi dyshohet se është autori i zjarrvënies.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!