“Ndezi televizorin që mos dëgjoheshin zhurmat”, zbardhet dëshmia e 17-vjeçares së përdhunuar nga shqiptari

schedule16:49 - 13 Prill, 2022

schedule 16:49 - 13 Prill, 2022

Policia greke ka arrestuar 30-vjeçarin shqiptar i cili akuzohet për përdhunimin e një 17-vjeçareje.

Mediat greke kanë zbardhur se çfarë ndodhi mbrëmjen e së hënës, mes shqiptarit dhe adoleshentes, të cilën e kishte njohur në instagram.

Ka qenë vetë 17-vjeçarja e cila ka rrëfyer në polici kalvarin e vuajtjeve me shqiptarin, i cili pas aktit të dhunës e ka shoqëruar në shtëpi me motor, ndërsa e ka kërcënuar se do ta vriste në rast se do të tregonte për atë që kishte ndodhur.

Adoleshentja ka rrëfyer se mbrëmjen e 11 prillit 30-vjeçario e ka bindur që të kryejnë një shëtitje më pas e ka çuar në shtëpinë e tij rreth orës 21:30. Pasi kanë hyrë brenda shqiptari ka ngritur zërin e televizorit në mënyrë që komshinjtë të mos dëgjonin zhurma dhe më pas ka përdhunuar adoleshenten.

E gjithë situata sipas vajzës ka zgjatur rreth 30 minuta, më pas shqiptari e ka marrë dhe e ka dërguar në shtëpi me motor dhe i ka thënë që mos tregojë pasi sapo ka dalë nga burgu.

/Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!