Mund të thuhet me plot gojë se kjo është mbrëmja e Ernest Muçit. “Legjionari” 22-vjeçar i Kombëtares shqiptare realizoi një performancë magjikë mbrëmjen e kësaj të enjteje, duke u kthyer në protagonistin kryesor në fitoren 3 me 2, të polakëve të Legia Warsaw ndaj “gjigandëve” anglezë të Aston Villa.
Golat e tij ndaj këtyre të fundit e kanë vendosur 22-vjeçarin shqiptar në formacionin e javë të Conference League, arritje kjo goxha e madhe për ish-“fantazistin” e sulmit të “bardhebluve” të Tiranës.
Muçi ka marrë notën 8,5 për atë që dhuroi në fushë përballë anglezëve. Ai ishte një rrezik konstant për portën e mbrojtur nga Emiliano Martinez, kampion bote me Argjentinën, i cili u thye dy herë nga “ylli” i sulmit në këtë sfidë. /i.m /abcnews.al
Formacioni i javës: