“Ndëshkimi i të fortëve”, një tjetër në pranga në Lezhë

schedule14:24 - 7 Nëntor, 2018

schedule 14:24 - 7 Nëntor, 2018

Një tjetër goditje në kuadër të operacionit “Ndëshkimi i të fortëve” është bërë në qytetin e Lezhës. Në pranga ka përfunduar një person që i cili qarkullonte në ambiente publike me armë zjarri me vete. Ai është Margenat Jaku, 21 vjeç dhe gjatë kontrollit në mjetin e tij, iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e proves materiale një armë zjarri pistoletë tip Smith me 5 fishekë. Materialet proçedurale në ngarkim të tij iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës Parë Lezhë për veprën penale “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!