Indonezia ndëshkon personat që nuk mbajnë maska, duke i detyruar të hapin varre për viktimat e Covid-19. Autoritetet lokale në zonat rurale kanë ndërmarrë këtë vendim me shpresën se me ndjeshmëri do të arrijë t’i bindin të tjerët të tregohen të kujdesshëm për të parandaluar përhapjen e virusit.
Megjithëse mbajtja e maskave është e detyrueshme në Indonezi, të shumtë kanë qenë ata që kanë hezituar t’i përdorin ato. Sipas autoriteteve, tre burra dhe 5 të rinj u “dënuan” duke hapur varret.
Ekspertët thonë se mungesa e vigjilencës e ka bërë më të vështirë për autoritetet indoneziane të ndalojnë përhapjen e virusit, që deri më tani ka infektuar më shumë se 230 000 njerëz në vend.
Ndërsa rastet u rritën në muajt e fundit, qeveria e Indonezisë miratoi një ligj në Korrik që njerëzit të mbajnë maska në publik, por do të jenë zyrtarët lokalë për të përcaktuar dënimet për mosbindje. xh.d/abcnews.al

