Myrto Uzuni largohet nga grumbullimi me kombëtaren shqiptare të futbollit, për shkak të një dëmtimi.
Sulmuesi “kuqezi” u stërvit gjatë gjithë kohës në mënyrë të diferencuar, por në fund nuk ia doli që të ishte gati për ndeshjet miqësore që Kombëtarja do të zhvillojë gjatë muajit mars ndaj Kilit më 22 dhe ndaj Suedisë më datë 25.
Uzuni do të kthehet në Spanjë për t’u bashkuar me skuadrën e Granada-s gjatë orëve në vijim./ h.ll/abcnews.al