Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

NDESHJET E DITËS | Tre finale dhe dy fitore të detyruara, Superiorja sot

schedule08:25 - 18 Dhjetor, 2019

schedule 08:25 - 18 Dhjetor, 2019

Superiorja vijon marshimin, teksa sot zhvillohet java e 16-të e kampionatit. Ka disa përballje interesante dhe shumica e tyre nisin prej orës 13:00 dhe vetëm Tirana-Flamurtari tre orë më pas, në 16:00. Pas triumfit në derbi, bardheblutë e kanë detyrim të fitojnë me vlonjatët e vendit të fundit, që në sfidën e parë i morën pikë skuadrës kryeqytetase.

Në Gjirokastër, Luftëtari e Skënderbeu përballen mes tyre dhe të dyja skuadrat vetëm fitorja i kënaq. Çdo rezultat tjetër do të ishte një zhgënjim dhe largim nga objektivat. Ndryshe situata në tre takimet e tjera, që janë si finale.

Vllaznia pret në Shkodër Kukësin kryesues, që e ka mposhtur fazën e parë në Elbasan. Verilindorët tani janë në kushtet të tjera, por nga ana tjetër edhe kuqeblutë po kalojnë një moment të mirë. Bylisi-Laçi është gjithashtu një finale.

Ballshiotët u ndalën në barazim me Flamurtarin dhe kërkojnë të reagojnë ndaj kurbinasve, që janë ngjitur në vendin e dytë në klasifikim. Bardhezinjtë e Cungut, edhe me një barazim do të ishin “OK”, duke parë vështirësinë e kësaj ndeshjeje dhe faktin që edhe rivalët mund të ndalen.

Takimi tjetër i kësaj jave është ai që luhet në “Niko Dovana”, mes Teutës dhe Partizanit. Trajnerë të rinj, Edi Martini dhe Renaldo Kalari, ndërkohë që vijnë nga dy humbje zhgënjyese. Të dyja do kërkojnë fitoren, për të rikthyer buzëqeshjen. Fiton kush gabon më pak, ndaj edhe pritet një lojë e kujdesshme. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!