Superiorja dhe e para vijojnë garimin. Prej orës 14:00 luhet futboll në pesë qytete në vendin tonë dhe takimi më interesant padyshim është ai mes Luftëtarit dhe Partizanit, në Gjirokastër. Vendasit, në vështirësi të mëdha, duan tre pikë shprese, kurse “demat” në krahun tjetër të mos thellojnë krizën edhe më shumë.
Në të njëjtin orar luhet takimet e Kategorisë së Parë. Erzeni përballet me Dinamon, që rrezikon rënien në të Dytën, kurse Apolonia do tentojë të mbaje ritmin e Pogradecit kryesues në grupin B. Fierakët për këtë duhet të mposhtin Shënkollin, që do të jetë mysafir në “Loni Papuçiu”
Ora 17:00 ndez prozhektorët, madje edhe në “Air Albania Stadium”. Tirana, që ka fituar pesë sfidat e fundit në kampionat, do të ndeshet me Teutën e vendit të tretë. Sulmi më i mirë, ndaj mbrojtjes më të mirë. Një takim që pritet të jetë mjaft e luftuar.
Në të njëjtën orë luan edhe Kukësi kryesues. Luftëtari u ka shërbyer verilindorëve si mësim dhe në Vlorë kundër Flamurtarit kërkojnë pikët maksimale. Trajneri Shpëtim Duro e ka thënë qartë se i pret një ndeshje e vështirë, ndaj duhet bërë maksimumi për të realizuar objektivin që kanë. /abcnews.al
KATEGORIA SUPERIORE – JAVA 20
E diel, më 2 shkurt 2019
Ora 14:00 | Luftëtari-Partizani
Ora 17:00 | Tirana-Teuta
Ora 17:00 | Flamurtari-Kukësi
KATEGORIA E PARË – JAVA 14
E diel, më 2 shkurt, ora 14:00
Grupi A | Erzeni-Dinamo
Grupi B | Apolonia-Shënkolli