Klasikja e futbollit shqiptar i lë vendin takimeve të tjera të Superiores. Tirana, me fitoren e arritur në Shkodër kundër Vllaznisë ka marrë kryesimin e kampionatit, por mbajtja e atij pozicioni varet nga Kukësi.
Verilindorët, prej orës 14:00 do të përballen me Laçin e vendit të tretë, skuadër ndaj së cilës këtë sezon kanë marrë vetëm një pikë. Gjithsesi statistikat nuk kanë shumë vlerë, tre pikët po. Ekipi i drejtuar nga Shpëtim Duro do e kërkojë fitoren me ngulm, që të rikthehet në vendin e parë.
Në të njëjtën orë në Korçë Skënderbeu pret Bylisin, në një ndeshje që pritet të jetë mjaft e luftuar. Prej orës 17:00 nisin dy takimet e tjera të javës së 21-të të Superiores. Partizani kampion në fuqi pret Flamurtarin e vendit të fundit, kurse Teuta Luftëtarin që po mundohet të mbijetojë. /abcnews.al