Neymar u aktivizua gjatë gjithë ndeshjes së sotme kundër Senegalit. Ylli i PSG nuk arriti të shënonte, por ndjeu kënaqësi dhe krenari gjatë kësaj miqësoreje. Kjo ishte hera e 100-të që sulmuesi mbante veshur fanellën e kombëtares.
27-vjeçari barazoi Robinhon me prezencën e sotme, por ka ende lojtarë sipër tij. Rekordi absolut i takon mbrojtësit Cafu, i cili numëron plot 142 ndeshje të zhvilluara me “Selecao”-n.
Pas tij renditet Roberto Carlos me 125 aktivizime, Dani Alves me 116, Lucio me 105 dhe portieri Taffarel me vetëm një ndeshje më shumë se Neymar. /abcnews.al