Rreziku ishte i lartë që kur përkrahësit miq mbërritën në Podgoricë.
Një Mali i Zi-Kroaci nuk ka ndoshta rrezikun e një dueli mes kroatëve e serbëve apo serbëve e shqiptarëve, por gjithsesi, tensioni mbetet madje i lartë.
Incidentet nisën që në Cetinjë, kur u sulmua një grup kroatësh, e vazhduan më pas.
Gjithçka u konfirmua edhe gjatë ndeshjes eliminatore të Kupës së Botës luajtur në stadiumin e kryeqytetit, të cilën Kroacia e fitoi me përmbysje 3-2.
Tifozët miq shpërthyen disa herë me thirrjet nacionaliste, që u dëgjuan qartë, “vritini serbët”.
Po ashtu edhe me parullën e dikurshme të ustashëve, “të gatshëm për atdheun”, e cila është e ndaluar edhe në Kroaci për shkak të konotacionit që ka marrë që nga Lufta e Dytë Botërore.
Natyrisht, polemikat kanë shpërthyer, dhe thirrje të tilla janë dëgjuar në shumë stadium, kundër shqiptarëve, serbëve, kroatëve apo boshnjakëve myslimanë.
Përsa i përket ndeshjes, Kroacia ishte e kualifikuar që më parë në Botëror, ndërsa Mali i Zi nuk kishte asnjë shpresë.

