“Ndeshje kyçe për kualifikim”, trajneri i Çekisë flet për ndeshjen ndaj Shqipërisë

schedule14:43 - 29 Gusht, 2023

schedule 14:43 - 29 Gusht, 2023

Trajneri i kombëtares së Çekisë, Jaroslav Silhavy, ka thirrur 23 lojtarë për ndeshjen kualifikuese në shtëpi me Shqipërinë dhe miqësoren në Hungari dhe në listë nuk ka asnjë risi.

Çekët do të presin Shqipërinë më 7 shtator, nga ora 20:45, në “Eden” të Pragës. Nëse fitojnë, ata do të bëjnë një hap të madh drejt avancimit për në finalet e “EURO 2024”.

Kapiteni Soucek duket se është në gjendje të mirë pas dëmtimit që pësoi në radhet e West Hamit, në Angli, po ashtu janë riaftësuar mbrojtësit Brabec dhe Zima.

“Na pret një nga ndeshjet kyçe për kualifikimin. Të gjithë e kuptojmë se për çfarë po luajmë. Shqipëria ka një skuadër shumë të mirë, e dëshmon edhe fakti se janë menjëherë pas nesh pas ndeshjeve pranverore. Besoj se edhe me mbështetjen e tifozëve do ta menaxhojmë ndeshjen dhe do të bëjmë një hap të madh drejt kualifikimit në Europian, të cilin nuk duam ta humbasim në asnjë rast”, deklaroi trajneri Jaroslav Silhavy.

Nga ana tjetër, do të mungojë sulmuesi Patrik Schick dhe mbrojtësi David Jurásek, të cilët janë të dëmtuar. Nuk është përfshirë në listë portieri Tomas Vaclík, i cili aktualisht është shok skuadre me Giacomo Vrionin te New England Revolution. “Nëse ai, në Amerikë, tregon formën e duhur, sigurisht që do të vazhdojmë ta kemi në konsideratë, siguron Silhavy./ h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!