Ndeshje kundër COVID-19, klubi maroken shet 60 mijë bileta

schedule08:16 - 16 Prill, 2020

schedule 08:16 - 16 Prill, 2020

Bota  e futbollit, edhe pse është në krizë prej pandemisë së COVIC-19, i është gjendur pranë njerëzve dhe qeverive, duke dhuruar miliona euro për të përballuar dëmet që po shkaktohen. Kështu ndodh edhe në Marok.

Ëydad Athletic Club ka njoftuar tifozët se do të zhvillojë një ndeshje virtuale kundër COVID-19 dhe për këtë ka nxjerrë në shitje plot 60 mijë bileta. Përgjigja ka qenë e menjëhershme dhe të gjitha biletat janë shitur.

Klubi maroken ka dalë me njoftim dhe e ka bërë të ditur diçka të tillë, ndërkohë që të ardhurat nga shitja e biletave do të shkojnë për fondin kombëtar të Marokut, krijuar për betejën kundër COVID-19. /abcnews.al