Kroacia fitoi 1-0 në Rijeka kundër Qipros ditën e sotme, duke siguruar fitoren në eliminatoret e Botërorit Katar 2022. Nënkampionët e botës humbën 1-0 në Slloveni tre ditë më parë, teksa sot iu falën golit të Mario Pasalic për të marrë tre pikët e para në grupin H.
Një përballje historike për Luka Modric, yllin dhe kapitenin e kombëtares ballkanike. Fituesi i “Topit të Artë” në vitin 2018, regjistroi ndeshjen numër 135 me fanellën kroate mbi supe, duke parakaluar një legjendë si ish-kapiteni Darijo Srna (134 ndeshje).
©️? @lukamodric10 is now #Croatia's most capped player (135) – hats off, captain! ??#BeProud #LM135 #Vatreni? pic.twitter.com/BlBFaBlXwE
— HNS (@HNS_CFF) March 27, 2021
Mesfushori i Real Madrid është kthyer në lojtari me më shumë prezenca me Kroacinë. 35-vjeçari nga Zadar ndodhet në formë shumë të mirë sportive dhe pritet ta përmirësojë edhe më shumë rekordin e tij të veçantë. /abcnews.al