Stefano Pioli nuk do të ketë në dispozicion Rafa Leao për ndeshjen e nesërme kundër Atalanta. Sipas asaj që raportohet nga mediat italiane, portugezi nuk u thirr nga trajneri italian, pavarësisht se ishte stërvitur me pjesën tjetër të grupit ditët e fundit.
Objektivi tashmë është ta kenë në dispozicion për ndeshjen e së mërkurës në Champions League kundër Neëcastle, me Milanin që nuk mund të marrë ndonjë rezultat tjetër përveç fitores ose ndryshe do t’i thotë lamtumirë kompeticioneve europiane që në dhjetor./h.ll/abcnews.al