Atmosferë e vakët në ndeshjen miqësore mes Shqipërisë dhe Uellsit. Statusi i ndeshjes miqësore, moti me shi, por edhe rezultatet e dobëta të kombëtares duket se kanë dhënë efekt negativ në mbështetjen e ekipit tonë kombëtar.
Rrugët dhe lokalet e Elbasanit janë të boshatisura. Megjithatë një grup i tifozëve të Uellsit kanë mbërritur në qytet. Edhe prania e policisë është e vogël ndërsa sipas biletashitësve për ndeshjen janë shitur pak bileta. Pritet një fluks në rritje në orët në vazhdim pasi ndeshja nis në orën 20.00. /abcnews.al