Ndeshja me Gjeorgjinë/ Ismajli: Kemi ardhur për tre pikë, fitorja na mban

schedule15:41 - 13 Tetor, 2024

schedule 15:41 - 13 Tetor, 2024

Shqipëria do të luajë më 14 tetor ora 20:45 kundër Gjeorgjisë. Ndeshja vlen për raundin e katërt në grupet e Ligës së Kombeve.

Lidhur me këtë ndeshje ka folur në një konferencë për mediat futbollisti Ardian Ismajli, i cili ka thënë se kana shkuar në Gjeorgji për tre pikët dhe fitorja i mban.

“Përshëndetje të gjithëve. Ne kemi ardhur këtu për tre pikë dhe ne fitorja na mban. Pa diskutim do dalim më të bashkuar nga ky grup.

Kur e shikon ndeshjen se si kanë rrjedhur me Gjeorgjinë nuk e kemi e merituar, por siç e thash do punojmë për të marrë 3 pikët që duhen.

Besoj që do ja dalim ndeshjen e nesërme sepse grupi është ai që e bën ndeshjen

Plani jonë është me u fut gjithmonë në ndeshje për të bërë më të mirën. Shpresojmë që nesër do ja dalim. Ekipi i Gjeorgjisë luan me kundërsulme, ne do të vazhdojmë me të njëjtën skenë dhe shpresojmë që do ia dalim”, tha ai.

/abcnews.al