Shqipëri-Kroaci për çmim, derbi ballkanas konkurron si ndeshja më e mirë e Euro 2024

schedule15:16 - 18 Korrik, 2024

schedule 15:16 - 18 Korrik, 2024

Padyshim që shqiptarët do të nxitojnë të bëjnë zgjedhjen e tyre. Ata do të votojnë që ndeshja Kroaci-Shqipëri të dalë më e bukura dhe më e mira e këtij Europiani.

Sfida e dytë e kuqezinjve në Grupin B, është njëra nga 10 përballjet e zgjedhura nga UEFA për të marrë pjesë në konkursin për çmimin e ndeshjes më të bukur.

Kujtojmë se në atë duel në Hamburg, ekipi i trajnerit Sylvinho kaloi në avantazh me anë të Qazim Laçit që në pjesën e parë, madje në minutën e 11-të.

Pastaj, pas pushimit Kroacia reagoi duke përmbysur rezultatin me golin e realizuar nga Kramariç dhe autogolin e Klaus Gjasulës, teksa u desh të pritej fundi, pas hyrjes në fushë të Dakut dhe Hoxhës, që kombëtarja shqiptare të barazonte në minutën e pestë shtesë.

Klaus Gjasula vendosi rekordin si i vetmi lojtar në historinë e Europianëve që shënon autogol dhe gol në të njëjtën ndeshje.

UEFA ka përzgjedhur edhe duelet e tjera si Gjermani-Spanjë, Spanjë-Francë, Kroaci-Itali, Holandë-Austri, Austri-Turqi apo Holandë-Angli, teksa për të votuar, nga ana e UEFA-s është vendosur linku i mëposhtëm:

10 ndeshjet më të bukura të EURO 2024. Kush ishte e preferuara juaj?     /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!