Kapiteni i PSG-së, Thiago Silva, do të luajë sot ndeshjen e tij të fundit me ekipin kampion të Francës, dhe jo një ndeshje dosido…
Mbrojtësi brazilian do të udhëheqë skuadrën franceze në finalen e madhe të UEFA Champions League. Pas plot 8 vitesh dhe 23 trofeve të fituara, Silva ka mundësinë të fitojë edhe trofeun e munguar.
Champions League do të ishte trofeu i tij nr. 24 me fanellën e PSG-së, dhe padiskutim më i rëndësishmi. Të gjithë sytë, janë sot te Thiago Silva, beniamini i tifozerisë parisiene dhe shembullit të liderit të shkëlqyer./abcnews.al
PSG captain Thiago Silva will play his last game for the club in the Champions League final after eight years and 23 trophies.
He could sign off in Lisbon with number 24 ? pic.twitter.com/Nf39QjmbZO
— B/R Football (@brfootball) August 23, 2020