Ndeshja mes Çekisë dhe Skocisë rrezikohej të mos luhej vetëm pak orë para startit të saj. Kjo sfidë, filloi në orën 20:45, por vetëm pak kohë para këtij orari, sulmuesi Patric Schik dhe disa futbollistë të tjerë, rezultuan pozitiv me COVID.
Afati ishte shumë i shkurtër për të shtyrë ose anuluar ndeshjen dhe Çekia u detyrua të luajë me futbollistët e moshave, madje dhe trajneri është ai i kombëtares U-18, David Holoubek.
Aktualisht, sfida mes Çekisë dhe Skocisë është në minutën e 61-të dhe është në rezultatin 1-2 në favor të skocezëve, që po e shfrytëzojnë më së miri situatën e krijuar te kombëtarja vendase./abcnews.al