Ndërtuan rrugë të paligjshme dhe penguan rrjedhën e lumit Shkumbin, arrestohet 65-vjeçari, nën hetim një tjetër

schedule19:27 - 25 Korrik, 2021

schedule 19:27 - 25 Korrik, 2021

Peqin – Një 65-vjeçar është vënë në pranga ndërsa një tjetër është vënën nën hetim për shkak se akuzohen se kanë ndërtuar një rrugë për shfrytëzimin në mënyrë të paligjshme të inerteve duke penguar rrjedhjen natyrale të ujit në lumin Shkumbin.

Sipas policisë  është arrestuar E.M., 65 vjeç, banues në fshatin Karinë, Peqin si dhe është proceduar penalisht në gjendje të lirë shtetasi  D.Z., 60 vjeç, banues në Peqin.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Peqin,  arrestuan në flagrancë shtetasin:

E.M., 65 vjeç, banues në fshatin Karinë, Peqin si dhe është proceduar penalisht në gjendje të lirë shtetasi  D.Z., 60 vjeç, banues në Peqin, pasi nē fshatin Bishqem Fushë, Peqin, kanë ndërtuar një rrugë për shfrytëzimin në mënyrë të paligjshme të inerteve duke penguar rrjedhjen natyrale të ujit në lumin Shkumbin.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan,  për veprime të mëtejshme procedurale. e.l/abcnews.al/