Ndërtuan pa leje në zonën e mbrojtur, katër të arrestuar dhe një i shpallur në kërkim në Sarandë

schedule11:39 - 12 Shtator, 2021

schedule 11:39 - 12 Shtator, 2021

Katër persona kanë rënë në prangat e  policisë dhe një tjetër është shpallur në kërkim  një 49 vjeçar pasi akuzohen se kanë ndërtuar pa leje në zonën e mbrojtur të quajtur “Kurora e qytetit”.

Policia bën me dije se janë arrestuar shtetasit, Shenasi Ahmetaj, 47 vjeç, banues në Sarandë, Flamur Baraj, 46 vjeç, banues në Mallakstër, Elton Pashka, 37 vjeç, banues në Delvinë dhe Astrit Rrupulli, 51 vjeç, banues në Librazhd.

Ndër të tjera mësohet se këta shtetas (punetorë) jane kontraktuar nga shtetasi A. R, dhe po kryenin punime për ndërtimin e një objekti (vilë), në vendin e quajtur “Kurora e qytetit”, Sarandë, e cila është zonë e mbrojtur.

Njoftimi i plotë:

Ndërtuan pa leje në zonën e mbrojtur të quajtur “Kurora e qytetit”, vihen në pranga 4 shtetas.

Shpallet në kërkim dhe një 49-vjeçar, i cili i kishte kontraktuar për të kryer punimet.

Në zbatim të detyrave të përcaktuara në planin e veprimit të hartuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, për marrjen e masave me qëllim parandalimin, evidentimin dhe ndëshkimin e ndërtimeve pa leje, veçanërisht brenda vijës së verdhë në zonat urbane dhe ato  bregdetare, shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, bazuar në informacionet e marra se në vendin e quajtur “Kurora e qyetit”, në lagjen nr.3, Sarandë, po kryeshin punime pa leje, menjëherë kanë ushtruar kontroll për verifikimin e informacionit dhe kanë konstatuar ndërtimin e një objekti pa leje.

Si rezutat u bë arrestimi në flagrancë për veprën penale “Dhënie ndihmë për ndërtim të paligjshëm” i shtetasve: Shenasi Ahmetaj, 47 vjeç, banues në Sarandë, Flamur Baraj, 46 vjeç, banues në Mallakstër, Elton Pashka, 37 vjeç, banues në Delvinë dhe Astrit Rrupulli, 51 vjeç, banues në Librazhd.

Nga hetimet e kryera dyshohet se këta shtetas (punetorë) jane kontraktuar nga shtetasi A. R, dhe po kryenin punime për ndërtimin e një objekti (vilë), në vendin e quajtur “Kurora e qytetit”, Sarandë, e cila është zonë e mbrojtur.

Në vijim të veprimeve u bë dhe shpallja në kërkim policor për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”, e shtetasit Aleksandër Rica, 49 vjeç, banues në Sarandë. Vijon puna për kapjen e tij dhe vënien para përgjegjësisë ligjore.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë, për veprat penale “Ndërtim i paligjshëm” dhe  “Dhënie ndihmë për ndërtim të paligjshëm”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!