Një 63 vjeçar është arrestuar nga policia pasi ndërtoi pa lejen përkatëse tre objekte në Theth.
Gjatë kontrolleve në terren, policia ka konstatuar se në një sipërfaqe toke publike, ai ka kishte ndërtuar 3 objekte druri mbi platforma të betonizuara, me qëllim shtimin e ambienteve për akomodimin e turistëve që vizitojnë zonën.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër për veprime të mëtejshme./abcnews.al

