Ndërtoi një mur rrethues në autostradën Fier-Vlorë, IKMT e shemb

schedule12:38 - 26 Tetor, 2021

schedule 12:38 - 26 Tetor, 2021

KMT ka prishur një mur rrethues të një objekti në ndërtim e sipër në autostradën Fier-Vlorë në afërsi të Novoselës.

Sipas informacionit, ndërtuesi i këtij objekti kishte dalë jashtë lejes duke devijuar, çka bëri që sot që IKMT, shoqëruar edhe nga policia kanw prishur murin rrethues.

Operacioni “Bregdeti Ynë” nisi në muajin qershor dhe po vijon ende përgjatë gjithë vijës bregdetare. Janë shembur qindra objekte pa leje apo në tejkalim të lejes së ndërtimit, janë vendosur qindra milionë gjoba ndaj subjekteve dhe shumë persona po ndiqen penalisht.