Ndërtohet në Sochi fusha e parë e futbolllit me gota plastike të ricikluara

schedule11:03 - 6 Prill, 2019

schedule 11:03 - 6 Prill, 2019

Fusha e parë e futbollit e krijuar eksluzivisht vetëm me gota plastike të ricikluara. Në Soçi është inauguruar një e tillë dhe në ceremoni merrte pjesë dhe ish futbollisti i Kombëtares italiane Marko Materaci.

Është ndërtuar në Rusi, fusha e parë e futbollit, e ndërtuar totalisht me plastikë të ricikluar, falë gotave plastike të mbledhura pas kampionatit botëror të futbollit 2018. Për të krijuar mbulesën prej 65 metrash të gjatë dhe 42 metra të gjerë u përdorën 50 mijë gota, një sasi e barabartë me 2.5 ton. Fusha e futbollit nuk është vetëm ekologjike, por mbulesa është dhe rezistente në kohë.

Për ndërtimin e saj janë shpenzuar 135 mijë euro, ndërsa në inaugurim merrte pjesë dhe ish futbollisti i kombëtares italiane Marko Materaci. Ky i fundit u shpreh shumë i kënaqur nga fusha. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!