Ndërtimi i aksit Thumanë-Kashar/ Balluku inspekton punimet: Po punohet me ritme të shpejta për ta përfunduar me 30 qershor

schedule16:49 - 19 Maj, 2024

schedule 16:49 - 19 Maj, 2024

Zëvendës kryeministrja, njëherësh Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku inspektoi punimet në aksin Thumanë-Kashar. Ministrja tha se po punohet me ritme të shpejta në mënyrë që aksi të hapet me 30 qershor, siç është parashikuar, dhe do të lehtësojë ndjeshëm qarkullimin e automjeteve.

Ministrja tha se bëhet fjalë për një autostradë të mbyllur, e kategorisë A, e cila ka hyrje dhe dalje të lidhura me mbikalime dhe nënkalime.

“Është autostradë e mbyllur, ka vetëm dalje dhe hyrje të lidhur me mbikalime dhe nënkalime. Nuk do të ketë dalje apo hyrje direkte, është e kategorisë A.“, tha ministrja.

Drejtuesi i kantierit tha se deri më tani janë asfaltuar 18 nga 23 km në total.

“Janë kompletuar edhe tapetat, momentalisht po bëjmë piketimin e pjesës së vijëzimit. Pjesa tjetër e punimeve ka përfunduar 100 për qind. Mendoj se jemi mjaftueshëm brenda programit në gjithë këtë zonë. Janë rreth 18 km kilometra të asfaltuara. Një pjesë e madhe është kompletuar edhe me shtresën e fundit të tapetit. Kemi 6 mbikalime dhe 6 nënkalime, 11 ura, është vetë zona ku shtrihet projekti që ka prezencë të madhe ujërash.”, tha drejtuesi i kantierit./abcnews.al