Ndërtimi HEC-it në Rehovë, banorët: Nuk hyjmë në zgjedhje nëse nuk anullohet

schedule15:25 - 6 Prill, 2019

schedule 15:25 - 6 Prill, 2019

Nuk do të hyjmë në zgjedhjet lokale nëse nuk anulohet ndërtimi i HEC-it mbi përroin e Rehovës. Kështu kanë deklaruar disa banorë të Kolonjës  të cilët kundërshtojnë këtë projekt.

Banorët e Kolonjës, thonë se ndërtimi i HEC-it  do të shkaktojë devijimin e një sasie të madhe të ujit të pijshëm dhe atij për vaditje.

Kompania private ka marrë në maj të vitit 2017 një miratim paraprak prej Ministrisë së Energjitikës për vazhdimin e procedurave për HEC Kolonja me kapacitet 700 kw. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!