Ndërtimet pa leje në fshat/ Farrici: Shqetësim i vazhdueshëm, përgëzoj deputetët për nismën e faljes së gjobave

schedule20:27 - 13 Dhjetor, 2024

schedule 20:27 - 13 Dhjetor, 2024

Drejtoresha ekzekutive e “Shoqata për Autonomi Vendore”, Adelina Farrici ka folur në emisionin “Sheshi i Dollarit” për projektligjin për faljen e gjobave për ndërtimet pa leje, i cili ndër të tjera parashikon edhe lehtësim të procedurave për rinkonstruksion të banesave dhe të objekteve për përdorim bujqësor në fshat.

Ajo ka përgëzuar deputetët për nismën e faljes së gjobave, pasi shumë qytetarë nuk kanë njohuri dhe mendojnë se mund të kryejnë pavetëdije çfarë ndërtimi të duan në tokën e tyre dhe kur të duan.

“Ka qenë një shqetësim i vazhdueshëm, pasi nuk mund të ndiqen të njëjtat rregulla si në zonën urbane, ashtu dhe në zonën rurale. Ka qenë një shqetësim qytetar përballë pushtetit lokal. Ne të gjithë e dimë që në zonat rurale ka nevojë për banesën, por nevoja është dhe për ndërtimet e vogla qoftë për bagëtinë, për shpendët, për oborrin. Të gjitha këto sot kërkonin leje dhe shumica e gjoba, ka ardhur si pasojë e mungesës së njohurive për ndërhyrjet që po bënin. Vetëm kur është gjendur përballë inspektorëve. Ne kemi një rregullore të zhvillimit të territorit, dhe ndryshimi i saj si pasojë qoftë e kërkesave dhe nevojave. Në qershor të 2024 është ndryshuar rregullorja dhe kemi një pjesë të madhe të ndërhyrjeve që nuk kanë nevojë fare për leje. Ne shpesh themi që duhet të nxisim zhvillimin bujqësor, por duhet të bëjmë sa më shumë lehtësime. Prandaj, këto ndryshime që kanë ndodhur kanë lehtësuar shumë barrën e inspektoriatit.

Propozimin e dytë unë e shoh shumë të drejtë dhe duhet të jemi koshient që në realitetin ku jetojmë jo të gjithë e njohin ligjin se ku ndërtojnë, pasi thonë unë në tokën time jam dhe mund të ndërtojë. Prandaj, mendoj që këto gjoba të vëna duhet të rishikohen dhe unë e përgëzoj nismën e deputetëve për falje”, tha Farrici./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!