Ndërtimet pa leje, Murrizi: Aksioni i qeverisë për “show”, e bëjnë për të prodhuar lajm

schedule22:28 - 14 Shtator, 2022

schedule 22:28 - 14 Shtator, 2022

Emisioni “Bardh a Zi” është rikthyer në një sezon të ri dhe ndër temat që u diskutua ishte edhe aksioni që ka nisur qeveria për ndërtimet me leje.

Ish-deputeti Myslim Murrizi tha se e gjithë ajo që po ndodh bëhet për shoë nga ana e qeverisë, pasi donin lajm, kur te këto ndërtime kanë shkuar deri tani 40 miliardë euro.

“Si show e shoh më shumë, për të prodhuar lajme. Ishte vakum, meqenëse ishte verë dhe ishin ministrat me pushime dhe donin lajm. Lajm sensacional, po i biem këtyre që u kemi dhënë deri tani 40 miliardë euro para publike. Po i bien se ndoshta kanë harrur të çojnë këstet e fundit”, tha Murrizi.

Ndërkohë, avokati Idajet Beqiri ka thënë se qeveria realisht është duke punuar.

“Qeveria po punon se edhe kur punon realisht ju thoni bën sikur. Ajo po punon se ka marrë fadromat dhe i ka çuar atje, diku i prish, merr lekët dhe ua jep atyre që i duhen dhënë, kjo është punë”, tha ai.

Për urbanistin Gent Kaprata ajo që po ndodh se fundi është një përsëritje e 9 viteve të qeverisë Rama, ku theksi është vënë te ndërtimet pa leje.

“Është një përsëritje e 9 viteve të qeverisjes. Që kur ka ardhur qeveria Rama dhe deri tani gjithë theksi është vënë te ndërtimet, me leje, pa leje fare, me leje te diskutueshme”, tha ai.

Pjesë nga debati:

Beqiri: Nuk kemi të bëjmë me ndërtim pa leje, është dhënë leja dhe është shtuar kati. Atëherë do t’i gjendet zgjidhja.Gjobë të fortë…

Murrizi: Qeveria është përgjegjëse për moskallëzim krimi po aq sa çdo njeri tjetër që sheh një krim dhe nuk e kallëzon.

Beqiri: Kallëzimin nuk e bën qeveria, e bën ai që e shikon.

Kaprata: E thënë në gjuhën teknikesi urbanist mund të themi që veçanërisht në këto 8 9 vitet e fundit, por edhe më para, në lidhje me ndërtimet, të legalizimeve, të lejeve të ndërtimit, ne jemi një kombi  çmendur. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!