Ndërtimet në zonat rurale, Farrici: Qeveria ka në zbatim procedura të lehtësuara

schedule14:10 - 11 Maj, 2023

schedule 14:10 - 11 Maj, 2023

Qytetarët që ndërhyjnë për rikonstruksione apo fasada në banesat e tyre, aktualisht ndjekin procedura të thjeshtuara.

Kështu shprehet, Drejtuesja e Shoqatës për Autonomi Vendore, Adelina Farrici, e cila sqaron se individët që banojne në zonat rurale nuk kanë nevojë për të marrë një leje ndërtimi për riparime, por aplikojnë vetëm për një leje të posaçme, në njësinë administrative përkatëse.

Si pasojë, individët dhe bizneset kanë shfaqur interes të shtuar për të investuar jo vetëm në zonat urbane, por edhe në ato jashtë qytetit.

Intitucionet zbatojnë rregulloren për zhvillimin e territorit që përcaktohet nga VKM e posaçme e cila është e njëjtë si për zonat rurale dhe ato urbane.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!