Sondazh

Mali i Zi një hap drejt BE. Mendoni që do ta pasojë edhe Shqipëria?

Loading ... Loading ...
 

Ndërtim pa leje në bregdet, procedohen 3 persona, shembet objekti në Durrës

schedule08:55 - 19 Qershor, 2020

schedule 08:55 - 19 Qershor, 2020

Tre persona janë proceduar në gjendje të lirë, pas një operacioni të policisë, kundër krimeve mjedisore, zbatimit të pronës publike në plazhe, ndotjes së mjedisit dhe ndërtimeve pa leje.

Policia ka njoftuar se është evidentuar në fshatin Rinia në Durrës, një rast i zaptimit të pronës publike dhe ndërtimit pa leje.

Për këtë efektivët kanë proceduar 3 persona ndërsa në bashkëpunim me IKMT-në, është shembur objekti i ndërtuar pa leje, dhe u vendos masë administrative 20 milionë lekë të vjetra.



Njoftimi i policisë:

“Vijon operacioni kundër krimeve mjedisore, zbatimit të pronës publike në plazhe, ndotjes së mjedisit dhe ndërtimeve pa leje.

Kontrolle të shtuara në zonën bregdetare, nga Policia e Durrësit, në bashkëpunim me Inspektoratin Kombëtar të Mjedisit dhe Territorit (IKMT).

Evidentohet në fshatin Rinia, një rast i zaptimit të pronës publike dhe ndërtimit pa leje.

Procedohen penalisht 3 shtetas.

Në vijim të kontrolleve, shërbimet e Policisë, në bashkëpunim me IKMT-në, në fshatin Rinia, kanë konstatuar një ndërtim të paligjshëm (rikonstruksion të lëvizshëm), në një sipërfaqe toke, pronë publike plazh.

Në vijim të veprimeve, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës u proceduan në gjendje të lirë shtetasit A. Sh., 28 vjeç, A. M., 41 vjeç dhe A. M., 31 vjeç.

Gjithashtu, në bashkëpunim me IKMT-në, u shemb objekti i ndërtuar pa leje dhe u vendos masë administrative 20 milionë lekë të vjetra.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprat penale “Ndërtim i paligjshëm” dhe “Dhënia e ndihmës për ndërtim të paligjshëm”./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!