Ndërthurja e gatimit me inovacionin e teknologjinë, shefat e njohur shqiptarë në Itali bëhen bashkë me mjeshtrinë e gatimit

schedule11:00 - 8 Janar, 2024

schedule 11:00 - 8 Janar, 2024

Shefat e kuzhinës, Ervin Bashkimi dhe Saimir Xhaxhaj i janë bashkuar emisionit “ABC e Mëngjesit” duke rrëfyer ndërthurjen e gatimit me inovacionin dhe teknologjinë.

“Massimago” është edhe restoranti i njohur i shefave shqiptarë, aty ku edhe turistët mbajnë radhë të degustojnë pjatat e tyre.

“Ne të dy kemi vite që njihemi. Saimir punonte në një restorant në Verona. Aty shkova si klient për herë të parë dhe më pas ka lindur edhe miqësia dhe tashmë kanë kaluar 12 apo 13 vite miqësi”, u shpreh Ervin Bashkimi.

Nga ana e tij Saimir Xhaxhaj gjatë intervistës shpjegoi dhe inovacionet e kuzhinës molekulare dhe të fshehtat e recetave të veçanta.

“E rëndësishme është të ndërrosh konsistencën. Kur e bëjmë një pjatë, ne fillimisht e imagjinojmë se si duhet të jetë, më pas bëjmë edhe kombinimin e shijeve apo edhe ngjyrave”, u shpreh Xhafaj, i cili tregoi se ka një eksperiencë prej 15 vitesh në restorante.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!