Ndërtesa e qeverisë së Kosovës ndriçohet me flamurin e Ukrainës në shenjë solidariteti

schedule19:40 - 22 Shkurt, 2022

schedule 19:40 - 22 Shkurt, 2022

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, këtë të martë ka bërë me dije se ndërtesa e qeverisë së Kosovës është ndriçuar me flamurin e Ukrainës në shenjë solidariteti me shtetin territori i të cilit është pushtuar pjesërisht nga Rusia.

Kurti përmes një postimi në Twitter shkruan se   këto janë kohë kritike për popullin ukrainas dhe se pavarësisht sa të errëta janë kohët apo sa e vështirë është lufta, historia favorizon të drejtët.

“Pavarësisht se sa të errëta janë kohët apo sa e vështirë të jetë lufta, historia favorizon të drejtët. Në këtë kohë kritike për popullin ukrainas, ne ndezëm ndërtesën e qeverisë për të treguar solidaritetin e popullit të Kosovës me popullin e Ukrainës”, shkruan ai.

Ndërkohë një ditë më parë Rusia njohu pavarësinë e Luhanskut dhe Donetskut që janë pjesë e Ukrainës dhe kontrollohen vetëm pjesërisht nga forcat pro-ruse. Kjo lëvizje vjen disa vite pasi Rusia pushtoi Krimenë. BE dhe SHBA-ja kanë paralajmëruar sanksione ndaj këtyre shkeljeve të së drejtës ndërkombëtare./abcnews.al