Presidenti Joe Biden po planifikon të vizitojë Arabinë Saudite, një udhëtim që ka të ngjarë ta vendosë ballë për ballë me princin e kurorës saudite të cilin dikur e shmangte.
Një person i afërt me Shtëpinë e Bardhë foli në kushte anonimiteti për planet të cilat ende nuk janë finalizuar.
Kjo vjen pasi interesat mbizotëruese strategjike të SHBA-së për naftën dhe sigurinë e kanë shtyrë administratën të rimendojë qëndrimin e gjerë që Biden u zotua të mbajë me sauditët.
Çdo takim midis Biden dhe sundimtarit de facto saudit, Proncit Mohammed bin Salam gjatë vizitës së Presidentit amerikan në Lindjen e Mesme mund të ofrojë shpresë për një lehtësim për konsumatorët amerikanë të benzinës, ndërsa furnizimi global i naftës rrit çmimet.
Biden pritet të takohet me Princin Mohammed nëse ndodh vizita, sipas personit që foli për planet, shkruan Abc.
Një takim i tillë mund të lehtësojë gjithashtu një periudhë të ngarkuar dhe të pasigurt në partneritetin midis Arabisë Saudite, eksportuesit kryesor të naftës në botë, dhe Shteteve të Bashkuara, fuqisë më të madhe ekonomike dhe ushtarake në botë.
Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Karine Jean-Pierre të mërkurën refuzoi të komentojë nëse Biden do të udhëtojë në Arabinë Saudite.
Ai pritet të udhëtojë në Evropë në fund të qershorit dhe mund të ndalet në Arabinë Saudite për t’u takuar me Princin Mohammed, mbretin saudit Salman dhe udhëheqës të tjerë. Nëse e bën këtë, Biden ka të ngjarë të vizitojë gjithashtu Izraelin./abcnews.al/