Ndërron jetë ushtari, rritet në 23 numri i viktimave në Greqi

schedule09:29 - 26 March, 2020

schedule09:29 - 26 March, 2020

Është rritur në 23 numri i personave që kanë ndërruar jetë si pasojë e koronavirusit në Greqi. Sipas raportimeve të mediave vendase, së fundmi ka ndërruar jetë një ushtar që ndodhen në spitalin Alexandroupolis.

Ushtari raportohet të ketë ndërruar jetë në orët e para të së enjtes. Deri më tani numri i personave që janë infektuar me koronavirus është 821.

Ndërsa numri i të shëruarve në vend është 26. /abcnews.al/