Ndërron jetë te Infektivi pacientja 71-vjeçare, shkon në 6 numri i viktimave

schedule00:06 - 26 Mars, 2020

schedule 00:06 - 26 Mars, 2020

Ka ndërruar jetë një paciente 71-vjeçare në spitalin Infektiv në Tiranë. Lajmi është konfirmuar nga ministria e Shëndetësisë, ndërkohë që numri i viktimave ka shkuar në 6.

Pacientja siç thekson ministria vuante nga hipertensioni dhe ishte e shtruar prej 7 ditësh në spitalin Infektiv. Sakaq, numri i të prekurve shkoi sot në 146, ndërsa 17 pacientë janë shëruar plotësisht.

Njoftimi i plotë nga ministria e Shëndetësisë: 

Ndërron jetë në spitalin infektiv pacientja 71-vjeçare, vuante nga hipertensioni

Gjatë mbrëmjes së sotme ndërroi jetë një paciente 71-vjeçare nga Tirana, e konfirmuar me COVID-19, e shtruar në spitalin Infektiv, në terapi intensive, në frymëmarrje të drejtuar (respirator).
Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, 71-vjeçarja me hipertension, e shtruar prej 7 ditësh në spitalin Infektiv, nuk arriti të mbijetojë.
71-vjeçarja është viktima e gjashtë e prekur nga COVID-19 në Shqipëri.
Ministria e Shëndetësisë i shpreh ngushëllimet familjes së të ndjerës dhe i bën thirrje dhe një herë qytetarëve të respektojnë me shumë rigorozitet rregullat e distancimit social dhe të telefonojnë 127 në rast se kanë shenja të sëmundjes.

/abcnews.al