Ndërron jetë prokurori që po hetonte vjedhjen e 2.1 mln eurove nga Thesari i Shtetit në Kosovë

schedule19:18 - 3 Mars, 2021

schedule 19:18 - 3 Mars, 2021

Ka ndërruar jetë prokurori i Prokurorisë Speciale të Kosovë, Enver Krasniqi. Mediat vendase raportojnë se Krasniqi u nda nga jeta rreth një orë më parë.

Lajmin për vdekjen e prokurorit e ka konfirmuar Blerim Isufaj, kryeprokuror i Prokurorisë Speciale. Sipas tij, bëhet fjalë për natyrale. Kujtojmë se prokurori Enver Krasniqi ishte duke hetuar rastin e vjedhjes së 2.1 milionë eurove nga Thesari i shtetit në Kosovë. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!