Ndërroi jetë në spital njëri nga dy personat që u plagosën me armë zjarri gjatë grabitjes së djeshme në Fier. Agur Vrenozi, 53 vjeç u qëllua me armë zjarri në kokë gjatë tentativës për të ndaluar 3 grabitësit në pikën e këmbimit valutor. Ai u dërgua në spitalin e Traumës në Tiranë në gjendje kritike për jetën, por nuk mundi të mbijetojë.
Bashkë me Agur Vrenozin u plagos edhe pronari i pikës së këmbimit valutor, Gëzim Hoxha, 64 vjeç, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Në lidhje me grabitjen, policia arrestoi menjëherë pas ngjarjes tre autorët e dyshuar Zini Fyraj, 37 vjeç, Lulëzim Demiraj dhe Dashamir Gergali, 41 vjeç./abcnews.al