FOTO/ Ndërron jetë nga Covid-19 infermierja e maternitetit të Elbasanit

schedule16:28 - 27 Tetor, 2020

schedule 16:28 - 27 Tetor, 2020

Ndërron jetë infermierja e maternitetit të Elbasanit.

Mësohet se ajo është Majlinda Sulkuqi, 50 vjeç.

Ajo luftoi për dy javë me sëmundjen por nuk arriti dot ta fitojë betejën me infeksionin duke shënuar humbje në bluzat e bardha të këtij qyteti.

Siç raporton gazetari Aldo Kozarja për abcnews.al, 50-vjeçarja dhe bashkëshorti i saj u infektuan gjatë kryerjes së detyrës në Spitalin e Elbasanit.

Sipas informacioneve, bashkëshorti i 50-vjeçares ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore dhe pas tamponit ka rezultuar negativ për sëmundjen.

Në 24 orët e fundit në Elbasan, janë konfirmuar 16 raste pozitive me Covid-19.

n.d./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!