Një person ndërroi jetë pasi mbeti i plagosur rëndë në një aksident rrugor që ndodhi në rrugën Transballkanike të Vlorës. Mësohet se drejtuesi i një biçiklete është përplasur nga një makinë tip Ford. Shoferi i kësaj të fundit pas aksidentit ka tentuar të largohet, por është ndaluar nga policia.
I plagosuri nuk mundi t’i mbijetojë plagëve të marra nga aksidenti. Sipas policisë dyshohet se drejtuesi i biçikletës i ka prerë rrugën mjetit, i cili po ecte me shpejtësi tej normave të lejuara. /abcnews.al