Ndërron jetë në moshën 30-vjeçare DJ dhe producenti i njohur

schedule15:40 - 25 Nëntor, 2020

schedule 15:40 - 25 Nëntor, 2020

Dj i famshëm, Garrett Lockhart, ka ndërruar jetë në moshën 30-vjeçare.

Lajmi është konfirmuar sipas një deklarate në llogarinë e tij në rrjetet sociale.

Ndërkohë, shkaqet e vdekjes nuk janë bërë ende të ditura.

“Të hënën, 23 nëntor, bota humbi një shpirt të bukur, Garrett Falls Lockhart, i njohur gjithashtu si i_o. Kjo frymë jashtëzakonisht e talentuar na mësoi se edhe nëse asgjë nuk ka rëndësi, ju prapë mund të udhëheqni me dashuri. E vërteta dhe shpirti i Garrett jetojnë përmes muzikës që ndau. Pusho në paqe Garrett. Ne të duam”, thuhet në deklaratën në faqen e tij e Instagramit të tij.

DJ i EDM ishte nga Uashingtoni dhe u bë i njohur për bashkëpunimin me Grimes në këngën, “Violence”, nga albumi Miss Anthropocene i vitit 2019.

Lockhar është gjithashtu i njohur për këngët e tij Low, Death nga Techno dhe Don’t Stop. l.k/abcnews.al