Ndërron jetë në moshën 112 vjeçare personi më i vjetër në Japoni

schedule09:40 - 5 Prill, 2024

schedule 09:40 - 5 Prill, 2024

Gisaburo Sonobe, i cili njihej zyrtarisht si njeriu më i vjetër në Japoni, ka ndërruar jetë në moshën 112-vjeçare. I lindur më 6 janar 1911, Sonobe u fut në Librin e Rekordeve Guinness, pasi në nëntor 2022 vdiq njeriu më i vjetër në Japoni deri atëherë.

Sipas agjencisë së lajmeve Kyodo, Sonobe dha frymën e fundit të dielën, më 31 mars.

Ditën e djeshme, Guinness njoftoi vdekjen e njeriut më të vjetër në botë: Juan Vicente Perez, nga Venezuela, i cili ndërroi jetë në moshën 114-vjeçare./abcnews.al