Ndërron jetë gazetarja, shkrimtarja dhe ish-udhëheqësja e Partisë Komuniste Italiane

schedule14:00 - 20 Shtator, 2020

schedule 14:00 - 20 Shtator, 2020

Mbrëmjen e djeshme, ka ndërruar jetë në moshën 96-vjeçare gazetarja dhe shkrimtarja e njohur italiane, Rossana Rossanda.

Lajmi për vdekjen e Rossanda-s e ka dhënë faqja e internetit të ‘Manifestit’, gazetë që ajo themeloi me Lucio Magri, Luigi Pintor dhe Valentino Parlato pasi u përjashtuan nga Partia Komuniste, shkruan La Stampa.

Gazetarja dhe shkrimtarja, një nga intelektualet më autoritare në Itali, ishte një kujtesë historike e Italisë së pasluftës.

Ishte edhe udhëheqëse e Partisë Komuniste Italiane (PCI) në vitet pesëdhjetë dhe gjashtëdhjetë, derisa u emërua nga Palmiro Togliatti në krye të politikës kulturore të PCI-së.

Nevoja për të përpunuar krizën e realizmit-socialist, në vazhdën e lëvizjeve studentore dhe punëtore, bëri që ajo të themelonte në vitin 1969 grupin politik dhe gazetën ‘il Manifesto’, e cila 1971-shin u kthye në gazetë.

Në vitin 2012, Rossanda u largua nga ‘Manifesti’ për shkak të mosmarrëveshjeve të forta me grupin që e drejton atë. l.k/abcnews.al