Një elektricist 35-vjeçar ka ndërruar jetë në Durrës. Ai ishte duke riparuar një defekt elektrik në një shtyllë, ka rënë në kontakt me energjinë eklektike dhe për pasojë ka ndërruar jetë.
“Më datë 17.05.2019, rreth orës 12:50, në Rrashbull, Durrës, shtetasi K.Xh., 35 vjeç, banues në Durrës, elektricist, duke riparuar një defekt elektrik në një shtyllë , ka rënë në kontakt me energjinë eklektike dhe për pasojë ka ndërruar jetë. Grupi Hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë./abcnews.al